Rudina Dembacaj shtatëzënë për herë të dytë, ja si e surprizoi burrin (FOTO) – AlpeGossip
Rudina Dembacaj shtatëzënë për herë të dytë, ja si e surprizoi burrin (FOTO)

Rudina Dembacaj shtatëzënë për herë të dytë, ja si e surprizoi burrin (FOTO)

Aktorja e njohur e humorit, Rudina Dembacaj, erdhi së fundmi në qendër të vëmendjes së mediave për shkak të debatit me ish-kolegun e saj në ‘Al Pazar’, Agron Llakajn. Prej dy vitesh, Rudina është nënë e vogëlushes Viktoria, mirëpo ditën e sotme, nëpërmjet një postimi në Instagram, ajo ka lënë vend për dyshime për një shtatëzani të dytë.

Aktorja ka uruar bashkëshortin për ditëlindjen e tij dhe në foton e publikuar me të i shkruan:
““Edhe 100 dashuria ime, tullaci im, jeta ime, shoku im i ngushtë. Të dua!”.

Mirëpo në videon pasardhëse, Rudina ndan me të gjithë surprizën që i ka bërë bashkëshortit. Në video shfaqet torta e ditëlindjes, në të cilën ka vendosur dy kukulla ‘babë e bir’ dhe ka shkruar:
“Me një djalë jeta ime.”

Ndërkohë duke treguar tortën, aktorja e njohur me humor shton se “një grua e mirë ja taks burrit një çun”, duke lënë të kuptohet se gjithçka momentalisht është në kuadër të një shakaje.