“MOS GJYKO PA PROVUAR”/ Burri padit Apple sepse “e ktheu në gay”: iPhone më dërgoi gabimisht… – AlpeGossip
“MOS GJYKO PA PROVUAR”/ Burri padit Apple sepse “e ktheu në gay”: iPhone më dërgoi gabimisht…

“MOS GJYKO PA PROVUAR”/ Burri padit Apple sepse “e ktheu në gay”: iPhone më dërgoi gabimisht…

Një burrë rus ka ngritur një padi kundër Apple duke pretenduar se ai ishte kthyer homoseksual pasi iPhone i tij i dërgoi atij llojin e gabuar të monedhës virtuale.

Sipas “The sun”, burri, i identifikuar si D. Razumilov, pretendon se një monedhë e njohur si GayCoin iu dorëzua një aplikacioni në smartphone-in e tij, në fillim të këtij viti, në vend të Bitcoin që ai kishte porositur.

Razumilov thotë se 69 GayCoins arritën me një shënim duke thënë, “Mos gjykoni derisa të provoni”, duke e shtyrë atë “drejt homoseksualizmit përmes manipulimit” dhe duke shkaktuar “dëm moral dhe mendor”.

“Mendova, me të vërtetë, si mund të gjykoj diçka pa provuar? Vendosa të provoj marrëdhënie të të njëjtit seks. Unë mund të them pas kalimit të dy muajve se jam fejuar në fshehtësi me një mashkull. Unë kam një të dashur të qëndrueshëm dhe nuk di ta shpjegoj atë për prindërit e mi. Jeta ime është ndryshuar për keq dhe nuk do të bëhet më përsëri normale.”, ka thënë ai.