LUANA E VENDOS NË SIKLET/ Redon Makashi zbulon planet për martesë – AlpeGossip
LUANA E VENDOS NË SIKLET/ Redon Makashi zbulon planet për martesë

LUANA E VENDOS NË SIKLET/ Redon Makashi zbulon planet për martesë

Këngëtari shumë i dashur për publikun Redon Makashi para pak kohësh është shprehur se dëshiron të ketë një shtëpi druri në mes të pyllit ku të jetojë me njeriun e zemrës. Mirëpo për planet e martesës nuk duket të bëjë zë.

Mbrëmjen e sotme ai është një ndër të ftuarit në puntatën e dytë të emisionit ‘Shiko kush luan’ në moderimin e Luana Vjollcës. Një të filluar emisioni, Redoni është pyetur nga Luana në lidhje me këtë temë. ‘Tani të të kem në skenë dhe mos të të bëj pyetjen legjendare, nuk ka shanse. Kur do të martohesh si përfundim?’, e pyet moderatorja. Në një moment të tillë në skenë kanë nisur të qeshurat dhe Redoni disi i vënë në siklet thotë: ‘Kur të martohet Rezi do të martohem unë’, duke iu referuar Rezart Veleshnjës dhe duke e anashkaluar dhe njëherë tjetër të folurit rreth martesës.

Kujtojmë se të ftuarit e tjerë këtë mbrëmje janë Aleksander Gjoka, Redon Makashi, Elton Deda, Dritan Shakohoxha , Mc Kresha, Lyrical Son, Flaka Krelani, Qeqa Krelani dhe Neraida Bega.