SURPRIZË/ Aktorja e njohur ka tetë muaj që është fejuar dhe e ka mbajtur sekret (FOTO) – AlpeGossip
SURPRIZË/ Aktorja e njohur ka tetë muaj që është fejuar dhe e ka mbajtur sekret (FOTO)

SURPRIZË/ Aktorja e njohur ka tetë muaj që është fejuar dhe e ka mbajtur sekret (FOTO)

Aktorja e njohur Zoe Kravitz nuk është më beqare! Prej tetë muajsh, ajo i është përgjigjur pozitivisht propozimit romantik të partnerit të saj, aktorit 30-vjeçar Karl Glusman, për t’u martuar. Në një intervistë për “Rolling Stone” në kopertinën e muajit nëntor, Zoe tregoi se dasma do të jetë më shpejt seç presim.

“Oh po, jam fejuar. Nuk e kam bërë ende publike, për botën normalisht sepse familjarët e dinë. Kisha shumë dëshirë ta mbaja private dhe ta shijoja sa më shumë” – zbuloi aktorja.

Çifti u njoh dy vite më parë, falë miqve të përbashkët në një bar. Ndërsa propozimi erdhi në muajin shkurt, teksa qëndronin në dhomën e ndjenjes në shtëpi, të veshur me tuta.

“Unë kisha veshur tutat dhe mendoj se isha pak tapë. Është kaq e mrekullueshme kur ke dikë me të cilin mund të jesh 100% vetëvetja. Glusman u ul në gjunjë dhe gjithçka ishte perfekte. Adhuroj faktin që nuk zgjodhi të më propozonte në Paris. Më njeh shumë mirë”- u përgjigj aktorja Zoe Kravitz.

Menjëherë pas propozimit, Zoe dhe Karl u nisën në një udhëtim në Paris, për të festuar.