HARROJENI “E DIELL”/ Fjoralba Ponari sjell emisionin e ri që do t’ju fiksojë (FOTO) – AlpeGossip
HARROJENI “E DIELL”/ Fjoralba Ponari sjell emisionin e ri që do t’ju fiksojë (FOTO)

HARROJENI “E DIELL”/ Fjoralba Ponari sjell emisionin e ri që do t’ju fiksojë (FOTO)

Moderatorja Fjoralba Ponari që në daljen e saj të parë ka tërhequr vëmendjen me pamjen. Ajo këtë sezon televiziv ka prezantuar emisionin e njohur ‘E diell’, mirëpo së fundmi është bërë e ditur se Fjoralba do të vijë me një emision tjetër.

Moderatorja bjonde që nga e hëna do të ketë një hapësirë dedikuar kryeqytetit të Tiranës në ekranin e ‘Top News’. Emisioni do të zgjasë 15 minuta dhe do të titullohet ‘Ora e Tiranës’.

Në këtë hapësirë, Fjoralba do të bëjë një guidë për kryeqytetin ku do të trajtojë histori të ndryshme suksesi, të rinj e të reja me nisma të veçanta, dhe reportazhe nga e përditshmja e jetës urbane.