PAS SHERRIT PËR KLIPIN, PAJTOHET ILIRI ME SABIANIN/ Zbulohen prapaskenat e miqësisë së krisur! Ja çfarë kanë diskutuar… – AlpeGossip
PAS SHERRIT PËR KLIPIN, PAJTOHET ILIRI ME SABIANIN/ Zbulohen prapaskenat e miqësisë së krisur! Ja çfarë kanë diskutuar…

PAS SHERRIT PËR KLIPIN, PAJTOHET ILIRI ME SABIANIN/ Zbulohen prapaskenat e miqësisë së krisur! Ja çfarë kanë diskutuar…

Të gjithë e mbajmë mend mjaft mirë miqësinë e ngushtë që Iliri dhe Sabiani patën së bashku brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”. Këngë, dedikime, premtime ishin një pjesë e asaj që u pa nga kjo dyshe kaq simpatike. Por, duket se gjërat mes tyre ndryshuan shpejt pas daljes, duke pësuar kështu një krisje. Sabiani deklaroi disa kohë më parë se balerini kishte “përfituar” nga ai, duke lënë të kuptohet se me Ilirin tashmë raporti ishte krisur.

Por, mesa duket miqësia mes tyre është përmirësuar së fundmi. Iliri ka publikuar së fundmi një video ku shfaqet, teksa kërcen me vajzën e tij Emily, në festën e saj të datëlindjes

Në këtë video kanë ardhur shumë urime, ku menjëherë vihet re komenti i Sabianit.

“Shumë urime princeshës tënde, Zoti ta bekoftë”, shkruan Sabiani. Sigurisht që nuk mund të mungonte edhe një përgjigje e Ilirit. Duket se ditët e fundit dy miqtë kanë mundur të sheshojnë keqkuptimet mes tyre, duke iu rikthyer edhe njëherë aty ku e lanë, por natyrisht që këtë herë do ta marrin më me “nge” këtë pajtim.

Nga burime, kemi mundur të mësojmë se tashmë djemtë kanë folur, duke lënë pas ndodhinë që i distancoi. Ndonëse u raportua se dy personazhet u zunë pikërisht për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh që Iliri fitoi, e vërteta ishte ndryshe. Sherri mes tyre nisi pikërisht kur Sabiani e ftoi Ilirin në klipin e tij dhe ky i fundit e refuzoi. E gjitha kjo u zbulua, kur këngëtari ishte i ftuar te vëllezërit Veshaj dhe u shpreh se më së shumti ishte vëllai i tij që kishte përfituar prej tij brenda “Big Brother”.

Më tej, ai u shpreh se deklarata e tij është keqkuptuar, pasi sqaroi se ata kanë përfituar nga njëri-tjetri dhe jo vetëm balerini. “E keni marrë në kontekstin e gabuar këtë gjë, kemi përfituar nga njëritjetri dhe realisht kemi qenë të dy së bashku aty dhe luftonim për njëri-tjetrin”, u shpreh Sabiani, teksa ishte i ftuar në “E Diell”. Rikujtojmë se pas deklaratës së këngëtarit, reagoi edhe fituesi. “Mendoj që ne të dy i kemi dhënë shumë njëritjetrit, si brenda, edhe jashtë shtëpisë. Kur dikush bën për mua, di t’ia vlerësoj dhe ta rikëmbej pa ma kërkuar askush. Rëndësi ka kur miqtë dinë çfarë bëjnë dhe flasin në situata të ndryshme, për më tepër kur jemi në qendër të vëmendjes dhe para syve të publikut.

Gjithsesi, mendoj që Sabiani është njëri nga ata që, nëse më ka qëndruar më afër një herë, i kam treguar që di ta vlerësoj dhjetë herë, si me fjalë, ashtu dhe me vepra. Pastaj, fjalët e tepërta janë fukarallëk dhe komentet e lagjes tek unë s’kanë asnjë efekt”, u shpreh ai. Por pak kohë më pas, Iliri reagoi sërish, duke i vënë vulën përfundimit të miqësisë.

“Me Sabin nuk kemi raport, secili ka jetën e vetë, ndoshta kjo edhe sa i përket edhe gjërave që u thanë dhe gjërave që u bënë. Nuk kemi komunikim, ka çudi dhe ka një lloj keqardhje, sepse u transmetua një mesazh miqësie shumë i lartë dhe me shumë vlera, por ama kur fillon dhe abuzohet në miqësi kjo pastaj nuk është më miqësi”, theksoi ai. Duket se fituesi i ‘Big Brother’ e ka quajtur të tepërt kërkesën e Sabianit për të vendosur imazhin e tij në klipet e tij, duke etiketuar këtë kërkesë si abuzim. Ndërkohë, edhe ish-banorët e kanë ironizuar prishjen e miqësisë.