SHTATZËNË PREJ 8 MUAJSH/ Adoleshentja nuk e kishte kuptuar akoma (FOTO) – AlpeGossip
SHTATZËNË PREJ 8 MUAJSH/ Adoleshentja nuk e kishte kuptuar akoma (FOTO)

SHTATZËNË PREJ 8 MUAJSH/ Adoleshentja nuk e kishte kuptuar akoma (FOTO)

Nëse shihni këtë foto të Saffron Heffer dhe stomakut të saj me siguri nuk do të mendonit kurrë se ajo ishte shtatzënë në muajin e gjashtë.

Pavarësisht se i ishte ndërprerë cikli i menstruacioneve dhe kishte vazhdimisht një neps për ushqime të ndryshme, ajo nuk e kishte kuptuar që ishte shtatzënë derisa disa javë më vonë lindi.

18 vjeçarja nuk kishte asnjë shenjë, përveç një vije në pjesën e poshtme të barkut derisa një vizitë tek një mami i rezultoi në faktin se ishte shtatzënë.

Fëmija i saj ishte pozicionuar në një mënyrë të atillë në barkun e saj, që nuk tregonte asnjë shenjë. Sapo mamia e ripozicionoi fëmijën, u shfaq dukshëm fryrja e barkut.

“Ishte një surprizë për të gjithë. Mamaja ime ishte po aq e shokuar sa isha unë. Personalisht nuk e besoja se ishte e mundur (të mos e dijë që ishte shtatzënë) derisa më ndodhi. Ndërkohë që isha shtatzënë dhe nuk e dija, vazhdimisht shkoja dhe në palestër.”- u shpreh vajza.

Pra kjo foto… 6 javë më vonë ajo lindi një djalë të shëndetshëm. Tashmë ajo është e lumtur me fëmijën e saj, sado e çuditshme të ishte e gjithë ngjarja.