“ME KËTË KOMENT…”/ Argjira thotë gjithçka për lidhjen e saj me Gracianon (VIDEO) – AlpeGossip
“ME KËTË KOMENT…”/ Argjira thotë gjithçka për lidhjen e saj me Gracianon (VIDEO)

“ME KËTË KOMENT…”/ Argjira thotë gjithçka për lidhjen e saj me Gracianon (VIDEO)

Graciano Tagani dhe Argjira Spanca ishin kryefjala e mediave rozë gjatë gjithë kësaj jave. Dyshja e njohur i surprizuan të gjithë, teksa u mësua se ata kanë disa muaj që janë në një lidhje me njëri-tjetrin. E para ishte gazeta “Panorama”, që zbuloi se mes Argjirës dhe Gracianos ka diçka më shumë përtej marrëdhënieve të punës.

Dhe më në fund pas gjithë aludimeve, Argjira dhe Graciano e kanë konfirmuar me gojën e tyre lidhjen para pak ditësh. Teksa ishin duke diskutuar për vërtetësinë e çifteve në rubrikën “Trotuar” në emisionin “E diell”, dyshja pranuan se janë bashkë.

Edi Manushi pyeti të ftuarit se cilët janë beqarë dhe Graciano me Argjirën u ngritën dhe me shaka nxituan të dilnin nga studioja për të mos folur për historinë e tyre. Por ata u rikthyen dhe me një buzëqeshje e sytë plot shkëlqim pranuan se janë bashkë. Ata thanë se kolegët e tyre në “E diell” e kanë ditur prej kohësh këtë gjë.

“Mos aktroni se ju e dini që e kam shumë inat këtë gjë. Ju e dinit të gjithë, pse bëni sikur se dini”, u shpreh Graciano.

Së fundmi, Argjira ka zhvilluar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në “InstaStory” ku ka lejuar fansat që t’i bëjnë komente dhe pyetje.

“Lum Graciano që t’ka ty o rrushi i Kosovës”, i ka shkruar një ndër ndjekësit dhe ka qenë ky komenti që sipas Argjirës do të thotë gjithçka për marrëdhënien e tyre.

“Prej të gjithë atyre komenteve dhe mesazheve që kam marrë për Gracianon sot, ky komenti thotë gjithçka”, është shprehur Argjira duke i bërë tag balerinit.

VIDEO