KUJDES! Këto janë 6 veprime të përditshme që po ju shkatërrojnë posturën! – AlpeGossip
KUJDES! Këto janë 6 veprime të përditshme që po ju shkatërrojnë posturën!

KUJDES! Këto janë 6 veprime të përditshme që po ju shkatërrojnë posturën!

Postura është thelbësore jo vetëm për shëndetin tuaj, por edhe për mirëqenien emocionale. Një qëndrim i mirë mund të zvogëlojë lodhjen apo të ngre humorin. Megjithatë, disa veprime që i bëjmë rëndom çdo ditë mund të jenë duke dëmtuar posturën tonë.

#1 – Mbani një çantë kryq

6 veprime të përditshme që po ju shkatërrojnë

Një çantë që nuk është e ekuilibruar në trupin tuaj është një nga gjërat më të këqija që mund të bëni për posturën, megjithëse mund të jetë joshëse të zgjidhni çantën më të madhe që mund të mbajë çdo gjë të mundshme. Sa më e rëndë të jetë çanta, aq më të mëdha mund të jenë problemet që mund të shkaktojnë për shtyllën kurrizore. Kur mbani çantën në njërën shpatull dhe pesha nuk është e shpërndarë në mënyrë të barabartë, kjo mund të çojë në dëmtime të tendosjes së qafës dhe shpatullave dhe madje dhimbje koke. Nëse nuk jeni gati të hiqni dorë nga çanta juaj e preferuar kryq ose në një anë, të paktën mos e rëndoni atë shumë.

#2 – Mbani telefonin midis veshit dhe qafës

6 veprime të përditshme që po ju shkatërrojnë

Ulja në tryezën e zyrës për shumë orë në të njëjtën kohë nuk po ndihmon posturën tuaj, por mënyra se si uleni nuk është e vetmja gjë që mund të dëmtojë shtyllën kurrizore. Mbajtja e telefonit tuaj midis shpatullës dhe veshit mund t’ju ndihmojë të mbani duart e lira për të shkruar, por nga ana tjetër do ju dëmtojë shpinën. Qafa dhe shpatullat nuk kanë për qëllim të qëndrojnë në atë pozicion për një kohë të gjatë dhe ky zakon mund të tendosë muskujt në pjesën e sipërme të shpinës, duke ndikuar në posturë.

#3 – Punoni me laptop

6 veprime të përditshme që po ju shkatërrojnë

Edhe pse laptopi juaj ju lejon të punoni nga kudo, është më mirë të kapërceni tundimin për t’u zhytur në karrigen tuaj. Të parit e ekranit nga poshtë mund t’ju tendosë muskujt si të mbanit një peshë 60 kilogramë në qafë, sipas një studimi.

#4 – Hekurosni shpesh

6 veprime të përditshme që po ju shkatërrojnë

Kur përkuleni mbi dërrasën e hekurosjes, po ndihmoni në përkeqësimin e posturës. Nëse hekurosni shpesh, përdorni një karrige të lartë dhe merrni pak pushim herë pas here.

#5 – Luani tenis

6 veprime të përditshme që po ju shkatërrojnë

Luajtja e tenisit rregullisht mund t’i “mpijë” muskujt. Kur jeni duke lëvizur vazhdimisht dorën para-mbrapa, kjo mund të shkaktojë “stres” në nyjet në shpinë, duke shkaktuar dhimbjen e shpinës. Për të parandaluar dëmtimet e tenisit, vishni këpucët e duhura dhe mos shmangni asnjëherë stretching.

#6 – Mbani syze

6 veprime të përditshme që po ju shkatërrojnë

Mbajtja e syzeve të gabuara mund të dëmtojë shikimin tuaj. Kur ulni kokën për të parë “pa syze”, ju tendosni muskujt në qafë. Nëse jeni shumë kohë para ekranit, sigurohuni të mos i afroheni shumë dhe bëni pushime rregulisht, për stretching ose për të ecur pak.

Burimi: Spine Health, Bright Side