QEJF PARA ”KËNGËS MAGJIKE”/ Ardit Gjebrea feston me anëtarët e jurisë – AlpeGossip
QEJF PARA ”KËNGËS MAGJIKE”/ Ardit Gjebrea feston me anëtarët e jurisë

QEJF PARA ”KËNGËS MAGJIKE”/ Ardit Gjebrea feston me anëtarët e jurisë

Me datë 22 Shtator startoi edicioni 21 i festivalit ‘Kënga Magjike’. Ndryshe nga cdo vit tjetër, ky sezon erdhi me me risi. Për herë të parë publiku ka të drejtë votimi dhe do të votojë për artistët “Big”, ndërkohë që juria për artistët e rinj dhe jo vetëm. Juria përbëhet nga Jonida Maliqi, Armend Rexhepagiqi, Enkel Demi, Arben Skënderi, Dj Miss Rose dhe Dj Stone.

Përpara  prezantimit të këngëve pjesëmarrëse, Ardit Gjebrea ka mbledhur jurinë për të diskutuar në lidhje me disa rregulla të reja. Gjatë mbledhjes u vendos që juria këtë përveçse do të zgjedhë artistin e ri më të mirë do të ketë edhe një pjesë në votimin për këngëtarin fitues të “Kënga Magjike”.

Mbrëmjen e sotme Arditi dhe anëtarët e jurisë kanë darkuar së bashku në një restorant të kryeqytetit, të shoqëuar nga ritmi i muzikës. Po ashtu Arditin e ka shoqëruar dhe e shoqja. Moderatori ka ndarë në Instastoryn e tij disa momente nga kjo mbrëmje dhe shkruan ‘Qejfi para spektaklit’. Të gjithë shihet se janë argëtuar shumë në praninë e njëri-tjetrit.