Mos i harro: 5 gjërat esenciale kur udhëton në mot të ftohtë – AlpeGossip
Mos i harro: 5 gjërat esenciale kur udhëton në mot të ftohtë

Mos i harro: 5 gjërat esenciale kur udhëton në mot të ftohtë

Ndërsa keni planifikuar të arratiseni për disa ditë pushimi nga vendi, gjëja që na mundon më shumë është përgatitja e valixhes.

Zgjedhjen e veshjeve ia lëmë në dorë stilit tuaj, por gjithmonë duke u bazuar në motin e vendit ku do të udhëtoni. Por ka pesë gjëra të cilat janë esenciale në udhëtimet e dimrit gjatë motit të ftohtë:

1.Kremi hidratues: Është shumë i rëndësishëm në motin e ftohtë, pasi jua thanë lëkurën.

2.Pallto pelushi: Shton gjithmonë një prekje të rafinuar dhe trendi në veshjen tuaj, ndërsa ju mban ngrohtë.

3.Getat: Janë shumë të domosdoshme, pasi mund të tregoni anën tuaj femërore, por pa pasur ftohtë. Vishini me një fund, fustan apo poshtë pantallonave të grisura.

4.Balsam për buzët: Ashtu si hidratoni fytyrën, duhet të kujdeseni edhe për buzët. Vendoseni gjithmonë para se t’i lyeni me buzëkuq.

5.Shalli: Mund të zgjidhni më mirë një shall të madh, me të cilin mbuloheni mirë dhe i jepni ngjyra veshjes suaj.