I DEDIKOI NJË ESE DHUNËS/ 13-vjeçarja vdes tragjikisht në shtëpi (FOTO) – AlpeGossip
I DEDIKOI NJË ESE DHUNËS/ 13-vjeçarja vdes tragjikisht në shtëpi (FOTO)

I DEDIKOI NJË ESE DHUNËS/ 13-vjeçarja vdes tragjikisht në shtëpi (FOTO)

Sandra Parks i dedikoi një ese terrorit të vazhdueshëm në qytetin e saj nga të shtënat e armëve dhe ndikimin që kishte te fëmijët.

“Fëmijët e vegjël janë viktima të dhunës së paarsyeshme të armëve. Unë rri duarkryq dhe unë duhet të iki nga ajo që shoh dhe dëgjoj çdo ditë. Unë vij në të njëjtin përfundim, ne jemi në një gjendje kaosi “, shkruante ajo në ese.

Dy vjet pasi eseja e saj fitoi çmimin e tretë në garë, një plumb shkatërroi dritaren e dhomës së 13-vjeçares, duke e lënë të vdekur.

“Plumbi e mori atë si një ushtar, ajo eci në dhomë dhe tha, ‘Mama, unë jam qëlluar’. Plumbi nuk ishte as për të”, tha motra e saj, Tatiana .

Kryetari i bashkisë së Milwaukee në Michigan të SHBA-së, Tom Barrett e përshkroi si “çmenduri” dhunën me armë në qytet dhe në mbarë vendin.