Këngëtarja Orgesa Zaimi, këtë të dielë ja ka dedikuar familjes. Sigurisht vëmendjen më të madhe e marrin fëmijët, të cilët kanë nevojë për përkujdesje dhe argëtim. Orgesa ka publikuar një video në ‘Instastory’, ku vajza dhe djali i saj shfaqen entuziastë buzë detit duke ndërtuar kala.
Për këngëtaren kjo është një fundjavë ndryshe, dhe pse dielli mungon, mjafton deti dhe dashuria e madhe që ka rreth vetes.
Kujtojmë që Orgesa është një nënë shumë e përkushtuar dhe për këtë mjafton të shohim profilin e saj në ‘Instagram’.