“I KE LËNË NË DUAR TË SIGURTA”/ Dojna i hap audiconet e fshehura me një mesazh për Ledion Liçon (FOTO) – AlpeGossip
“I KE LËNË NË DUAR TË SIGURTA”/ Dojna i hap audiconet e fshehura me një mesazh për Ledion Liçon (FOTO)

“I KE LËNË NË DUAR TË SIGURTA”/ Dojna i hap audiconet e fshehura me një mesazh për Ledion Liçon (FOTO)

Mbrëmjen e  djeshme është hapur sipari i ‘The Voice Kids Albania’, programi dedikuar talenteve të rinj. Këtë edicion, drejtimi i programit ju besua Dojna Memës, e cila ka treguar që më herët sa shumë emocion ndjen për këtë sfidë të re në karrierën e saj. Bukuroshja e ekranit, në hapjen e mbrëmjes së parë të audicioneve të fshehura zgjodhi të thotë pak fjalë për Ledion Liçon, një nga figurat më të rëndësishme të ‘Top Channel’ dhe moderator i formatit në fjalë për disa edicione.

“Përpara se të nisim audicionet e fshehura dua të falenderoj një person shumë të rëndsishëm për karrierën time televizive, Ledion Liçon, i cili më besoi çelësat e shtëpisë së tij. Liu i ke lënë në duar të sigurta”,-u shpreh Dojna.

Kujtojmë se Ledion Liço ka pranuar që do largohet nga ‘The Voice Kids’ që në përfundim të edicionit të shkuar. Megjithëse i mungon ekranit, moderatori i njohur ja ka besuar këtë program mikeshës së tij, Dojnës.