DËSHIRONI TË KENI FLOKË TË SHËNDETSHËM DHE ME SHKËLQIM? Provoni këto tre maska në kushte shtëpie – AlpeGossip
DËSHIRONI TË KENI FLOKË TË SHËNDETSHËM DHE ME SHKËLQIM? Provoni këto tre maska në kushte shtëpie

DËSHIRONI TË KENI FLOKË TË SHËNDETSHËM DHE ME SHKËLQIM? Provoni këto tre maska në kushte shtëpie

Flokët nuk kanë nevojë për produkte të shtrenjta që të jenë të shëndetshëm, thjesht duhet të mësoni si t’i trajtoni. Të ndjekurit e një regjimi bukurie, krehja e rregullt e flokëve, janë disa nga këshillat për të pasur flokë të bukur dhe të fortë.

Përveç këtyre ju mund të bëni edhe disa maska në kushte shtëpie, të cilat janë shumë të efektshme.

Maskë me majonezë

Për flokë të butë dhe të hidratuar duhet të përdorni majonezë. Në bazë të gjatësisë së flokëve tuaj, merrni një lugë majonezë dhe masazhojeni. Lëreni për 20 minuta deri në 1 orë dhe më pas shplajeni.

Maskë me banane

Bananet janë të pasura me kalium dhe mund të bëjnë mrekulli me flokët tuaj. Merrni një banane me gjatësi mesatare, shtypeni me një lugë ose në blender që të bëhet në formën e një paste. Më pas shtoni një lugë gjelle me qumësht dhe sigurohuni që nuk kanë mbetur copa bananesh. Aplikojeni maskën në flokë dhe lëreni për 20-30 minuta dhe lajeni me shampon që përdorni zakonisht.

Qepë

Qepa është një zgjidhje perfekte për rritjen e flokëve. Merrni një qepë dhe grijeni deri sa të dalë lëngu i tyre. Më pas lëngun e qepës aplikojeni në rrënjët e flokëve, lëreni për 30-40 minuta dhe lajeni me shampo.