Dita e djeshme ishte shumë speciale për moderatoren e dashur për publikun, Bora Zemani. Djali i saj, Arbori, ka festuar ditëlindjen e tij të 7.
Bora ka ndarë me ndjekësit e saj në “Instagram” disa nga kujtimet me të birin, ku gjithashtu i ka bërë edhe një dedikim mjaft të ëmbël.
“Një pikë nga kujtimet tona…Je gjithçka për mua dashuri! Mami uron që edhe në 100 vitet e ardhshme të jesh një djalë i dashur, i mençur e që përcjell vetëm energji pozitive tek njerëzit që të kanë afër. Ps: Të dua edhe kur na prishen planet e festës dhe ti si një djalë i rritur kupton çdo gjë. Do e shtyjmë vetëm paaak fare. #myson #mylove #myblessing #arbor7”, shkroi Zemani bashkëngjitur me imazhet që menjëherë morën mijëra pëlqime.
Por jo vetëm kaq, pasi Bora vendosi që të postonte edhe disa video në “Instastory”, ku tregon se këtë ditëlindje të Arborit e kanë festuar në spital. Kujtojmë se moderatorja ka pak ditë që ndodhet në spital, por ende nuk dihet arsyeja.
Zemani falënderon të gjithë ata që i kanë shkruar, duke i uruar për ditëlindjen e Arborit.
“Edhe pse sot nuk festuam dot jashtë, bëmë festë këtu ku jemi. Party këtu me infermierë, doktorë, party me të gjithë”, shprehet Bora ndër të tjera, teksa pranë saj ndodhet i biri.