Pas Klaudia Pepës dhe kjo e famshme e quan ish-in “vëlla” (FOTO) - AlpeGossip
Pas Klaudia Pepës dhe kjo e famshme e quan ish-in “vëlla” (FOTO)

Pas Klaudia Pepës dhe kjo e famshme e quan ish-in “vëlla” (FOTO)

Klaudia Pepa tregoi se marrëdhënia me ish-bashkëshortin nuk duhet të jetë gjithmonë e vështirë, madje për të treguar se ka një lidhje të ngushtë me koreografin Albi Nako, e quajti atë “vëlla”. Ajo nuk është e vetmja që e cilëson kështu ish-in, pasi edhe aktorja Gwyneth Paltrow, bëri dje të njëjtën deklaratë.

Ndërkohë që këngëtari i “Coldplay”, Chris Martin përflitet për një lidhje të re më aktoren Dakota Johnson, ish-bashkëshortja foli ‘live’ për marrëdhënien e tyre të çuditshme.

E ftuar në emisionin “The Late Show with Stephen Colbert” aktorja e famshme Gwyneth Paltrow tregoi se e konsideron Chris Martin si vëlla.

 

Ata patën një divorc shumë të vështirë, që zgjati dy vite, ndërsa tani që çdo gjë ka përfunduar, dy artistët kanë një marrëdhënie ndryshe me njëri-tjetrin. Kur 45-vjeçarja u shpreh se, ish-in e saj e ka si vëlla, e gjithë salla është shtangur, ndërkohë që moderatori ka treguar se kjo është gjëja më e çuditshme që ka dëgjuar ndonjëherë.

Ndonëse divorci ishte një ferr i vërtetë, ish-çifti donin të siguroheshin që fëmijët e tyre mos ta ndjenin këtë përçarje. Tani që ata janë si motër e vëlla shkojnë shumë më mirë sesa të martuar, flasim me njëri-tjetrin për çdo gjë dhe janë miq shumë të mirë.