KY PO QË ËSHTË ROMANTIK/ I shoqi surprizon Angela Martinin në 34-vjetorin e lindjes (FOTOT) – AlpeGossip
KY PO QË ËSHTË ROMANTIK/ I shoqi surprizon Angela Martinin në 34-vjetorin e lindjes (FOTOT)

KY PO QË ËSHTË ROMANTIK/ I shoqi surprizon Angela Martinin në 34-vjetorin e lindjes (FOTOT)

Angela Martini ka festë sot! Modelja bukuroshe feston 34-vjetorin dhe ditëlindja e ka gjetur larg karantinës.

Ajo ka lënë Los Angeles për të udhëtuar larg me rastin e ditëlindjes bashkë me partnerin e saj Dragos.

Modelja ka zbuluar sot surprizën që i organizoi partneri me buqetën gjigante me trëndafila të kuq dhe tortën me çokollatë që kishte një urim: “Gëzuar ditëlindjen zemër”!

Pas problemeve me drejtësinë që pati bashkëshorti i saj (lexo këtu), Angela ka treguar se kjo situatë e vështirë e ka bërë më të fortë marrëdhënien e tyre.

Ata kanë kaluar shumë sfida dhe më në fund kuptuan se janë bërë për njëri-tjetrin për kanë krijuar më shumë besim.

“Bashkëshorti im është viktimë e sistemit gjyqësor rumun. Ai është totalisht i pafajshëm, ai nuk ka bërë asgjë nga ato që e akuzojnë, ata kanë abuzuar shumë, nuk e kanë respektuar ligjin rumun dhe të drejtat njerëzore europiane”, shprehej modelja.