Princ Harry dhe Dukesha e Sussex, Meghan Markle duhet të marrin fronin mbretëror në vend të William dhe Kate, të paktën kështu shprehet gjysëm-vëllai I Meghan, në një letër drejtuar Mbretëreshës Elizabet.
Sipas tij vendosmëria e Meghan dhe personalitewti karizmatik I Harry, Harry dhe Meghan do të ishin një Mbret dhe Mbretëreshë, të denjë për vendin dhe që do t’a bënin familjen mbretërore shumë krenare.
Nuk është hera e parë që Meghan ndodhet në një situatë mjaft të sikletshme prej familjes së saj.
Babai i Meghan, refuzoi të shkonte në dasmën e të bijës dhe për këtë mashtroi se do të operohej. Gjithashtu dhe motra e Meghan ka bërë mjaft zhurmë në media, kur herë pas here ajo e ka sulmuar dhe poshtëruar Dukeshën.