“PUNOJ VETËM 4 MUAJ DHE BËJ JETËN QË DUA”/ Adrola Dushi zbulon detaje nga jeta private (FOTO) – AlpeGossip
“PUNOJ VETËM 4 MUAJ DHE BËJ JETËN QË DUA”/ Adrola Dushi zbulon detaje nga jeta private (FOTO)

“PUNOJ VETËM 4 MUAJ DHE BËJ JETËN QË DUA”/ Adrola Dushi zbulon detaje nga jeta private (FOTO)

Adrola Dushi ishte e ftuara e radhës në emisionin ‘Pasditja Ime’ në ‘RTSH”. Në një intervistë ekskluzive për Eraldo Rexhon, bukuroshja shqiptare ka rrëfyer shumëçka për jetën e saj mes Amerikës dhe Shqipërisë. Pavarësisht se shumë mund ta lakmonin jetesën e bukuroshes shqiptare, Adrola ka treguar se duhet të bëjë shumë sakrifica duke udhëtuar sa nga një vend në tjetrin për të punuar. Ajo ka thënë se është e vështirë të jetojë e vetme në mes të New York-ut, por atje ndihet dikushi.

Adrola ka zbuluar se punon vetëm 4 muaj në vit (qershor, shtator, dhjetor, shkurt) dhe paguhet aq mirë sa vetëm me ato para mund të bëjë jetën që dëshiron. Ndërkohë ajo ka rrëfyer se ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar se ku do të jetojë gjatë viteve në vazhdim. “Nuk kam marr një vendim për të ardhmen time dhe të Troit, do marr një vendim në momentin që Troi do të hyjë në shkollë, për të qëndruar në Amerikë ose në Shqipëri për shkollën e tij”, – ka thënë ajo.

Pengu i saj më i madh është koha që nuk mund t’i kushtojë djalit dhe Adrola ka treguar se pikërisht për këtë gjë ndihet shumë fajtore para tij. “Troit unë i mungoj shumë dhe më këputet shpirti, më duket sikur po bëj jetën e ëndrrave, por si më ka ardhur mua jeta e kam të pamundur të jem çdo natë pranë tij, po unë e kam marrë këtë vendim nuk kthehem dot mbrapa është e pamundur”, – u shpreh Adrola gjatë intervistës. Shumë e sinqertë në rrëfimin e saj, bukuroshja shqiptare ka treguar se e “urren” punën që bën, për shkak të gjithçkaje që po ndodh kudo nëpër botë, asaj i duket si një ofendim që sot të quhesh modele ose ‘miss’.