“KISHTE PIRË”/ Fatma tregon si e zbuloi Alfio lidhjen e tyre padashje (FOTO) – AlpeGossip
“KISHTE PIRË”/ Fatma tregon si e zbuloi Alfio lidhjen e tyre padashje (FOTO)

“KISHTE PIRË”/ Fatma tregon si e zbuloi Alfio lidhjen e tyre padashje (FOTO)

Alfio Rrotani dhe Fatma Methasani janë kthyer në çiftin më të komentuar që kur shefi i kuzhinës zbuloi lidhjen e tyre. ishte Alfio ai që postoi një foto me Fatmën muajin e kaluar dhe shkruante se lumturia është tek gjërat e vogla.

Në një intervistë për emisionin “Pasditja ime”, Fatma ka rrëfyer për herë të parë se në momentin kur Alfio ka postuar foton ka qenë i pirë.

“Kishim kaluar në një fazë kur nuk përpiqeshim aq shumë të fshiheshim, por ende nuk ishim gati për ta bërtitur, kështu që ndodhi aksidentalisht. Ne ishim në një mbrëmje duke pirë diçka, bëmë disa foto nga këto që ruajmë edhe tani, por Alfio kishte pirë pak. Unë marr makinën e tij sepse nuk e ngiste dot vetë dhe ndjej telefonin që më binte. Kishte aq shumë mesazhe sa nuk dija çfarë po ndodhte. Ishte ky momenti kur kuptova që Alfio kishte postuar foton tonë dhe u zbuluam”, tregoi Fatma.

Moderatorja ka folur edhe për bashkëjetesën me Alfion që si çdo çift kanë edhe ata zënkat mes tyre.

“Dikur ziheshim shumë, ndërsa tani më pak sepse takohemi më rrallë. Zihemi shumë për faktin që nuk gatuan, ose kur gatuan bën shumë enë për t’u larë. Zihemi pse nuk gjen dot çorapet në mëngjes”, është shprehur Fatma.