ME LOT NË SY/ Venera zbulon arsyen e dhimbshme përse nuk kanë festuar fejesën (FOTO) – AlpeGossip
ME LOT NË SY/ Venera zbulon arsyen e dhimbshme përse nuk kanë festuar fejesën (FOTO)

ME LOT NË SY/ Venera zbulon arsyen e dhimbshme përse nuk kanë festuar fejesën (FOTO)

Propozimi shumë romantik në Barcelonë i këngëtarit Lindi Islami ndaj partneres Venera Lumani, na bëri të jetojmë një botë përrallash. Në ditën e saj të lindjes, Lindi u ul në gjunjë, duke i kërkuar partneres së tij, të ishte përjetësia e saj.

E ftuar në emisionin “Rudina” ditën e sotme, Venera Lumani tregoi se nuk e kishte pritur aspak një propozim në atë moment. Mirëpo, familjen e dy të dashuruarve ende nuk janë mbledhur së bashku në një tavolinë për të organizuar një ceremoni fejesë.

Venera tregoi e përlotur në emision, se gjyshërit e saj nuk janë në gjendje të mirë shëndetësore, për këtë arsye nuk mund të gëzojnë ende.

“Akoma nuk kemi bërë një darkë familjare për të mbledhur dy familjet. Fejesa erdhi shumë shpejt, nuk e mendoja kurrë sepse ne bashkëjetonim. Ndërsa, dasmën do e realizojmë më vonë. Arsyeja përse ende nuk e kemi realizuar një festë për fejesën, është gjendja shëndetësore e gjyshërve të mi. Ata nuk janë mirë (përlotet). Jam shumë e lidhur me gjyshërit, sepse jam rritur me ta. Mami dhe babi kanë pasur obligimet e tyre dhe unë kam qënë gjithë kohës me ta.” – tha Venera Lumani.

Edhe përse dasmën nuk mendon se do ta realizojë shumë shpejt, Venera zbulon se ka dëshirë që kur të gjithë gjërat t’i kenë ‘në terezi’ të jetë nënë e një ose dy vogëlushëve!