Skandal në koncertin e Dhurata Dorës, ajo ndërpret këngën pas pamjeve të rënda (VIDEO) – AlpeGossip
Skandal në koncertin e Dhurata Dorës, ajo ndërpret këngën pas pamjeve të rënda (VIDEO)

Skandal në koncertin e Dhurata Dorës, ajo ndërpret këngën pas pamjeve të rënda (VIDEO)

Dhurata Dora është një nga këngëtaret më të pëlqyera e më të suksesshme shqiptare, e shumë kërkuar për koncerte e mbrëmje muzikore.

Por së fundmi teksa ajo po jepte koncert në Gjermani, disa djem janë përfshirë në një sherr.

Këngëtarja vazhdoi të këndonte, por pasi të gjithë u distancuan dhe tre djem shihen duke u rrahur me grushta e shkelma, Dhurata e ndërpreu këngën.

Është dashur ndërhyrja e sigurimit për të qetësuar situatën të cilët e kanë pasur shumë të vështirë, siç shihet në videon e siguruar nga “lajmi.net”.