“KOKË MË KOKË” ME NJËRI-TJETRIN! Noizy dhe Mozzik po bëjnë namin me këngët e reja dhe s’po dimë cilën të dëgjojmë më parë! (VIDEO) – AlpeGossip
“KOKË MË KOKË” ME NJËRI-TJETRIN! Noizy dhe Mozzik po bëjnë namin me këngët e reja dhe s’po dimë cilën të dëgjojmë më parë! (VIDEO)

“KOKË MË KOKË” ME NJËRI-TJETRIN! Noizy dhe Mozzik po bëjnë namin me këngët e reja dhe s’po dimë cilën të dëgjojmë më parë! (VIDEO)

Vetëm një ditë më parë, dy reperët më në zë të momentit, Noizy dhe Mozzik lançuan secili nga një projekt të ri për fillimin e verës 2020.

“All Dem Talk” titullohej kënga e Noizyt në bashkëpunim me dy artistë të huaj, Gzug dhe Dutchavelli.

Gjithashtu, Mozzik laçoi këngën “Madonna”, e cila supozohej të ishte një bashkëpunim me Loredanën.

Pas ndarjes së çiftit, reperi e mori vetë në dorë këtë projekt.

Dy këngët kanë thyer rrjetin dhe po dëgjohen papushim nga publiku shqiptar dhe jo vetëm!

Suksesi i djemve është i padiskutueshëm, madje ata janë “kokë më kokë” me klikime me njëri-tjetrin.

Deri tani, Mozzik numëron 2.2 milion shikime në klip, duke u pasuar nga Noizy me 2.1 milion.

Nuk e dimë ç’ndodhi me djemtë, por gjatë ditës së djeshme ata hodhën thumba për kolegët e tyre në muzikë.

Noizy u shpreh në një postim në InstaStory se thuajse askush s’po e mbështeste për këtë super projekt.

Gjithashtu, Mozzik nënkuptoi se vështirë se kolegët mund ta mundnin, pasi ai e kishte “munduar” shumë tregun e muzikës me projektin e tij.

Megjithatë, aq shumë u fiksuam me këngët e tyre të reja, sa s’dimë cilën të dëgjojmë më parë!

Po ju cilën prej tyre keni të preferuar?