TJETËR SUKSES NË LISTË? Bora Zemani, karriera televizive dhe sfidat e emisionit të ri që po drejton – AlpeGossip
TJETËR SUKSES NË LISTË? Bora Zemani, karriera televizive dhe sfidat e emisionit të ri që po drejton

TJETËR SUKSES NË LISTË? Bora Zemani, karriera televizive dhe sfidat e emisionit të ri që po drejton

Rrugëtimi televiziv është jo i lehtë e prandaj jo kushdo ia del të qendroje gjatë. Bora Zemani ia ka arritur qëllimit ajo sot është një moderatore e njohur dhe e dashur për një pjesë të madhe të publikit që e ndjek.

E kemi parë si modele, moderatore e deri tek sipermarrëse që duhet thene se ka patur edhe sukses.

E vendosur për të ecur përpara, sot është një prej figurave më të njohura. Shumëkush e mban mend edhe si ish moderatore sportive pasi Bora prej vitesh iu dedikua fushës së sportit e cila ka shërbyer si “trampolina” e duhur për të duke qenë se e bënte më së miri. 

Megjithatë, veç kësaj Bora është parë edhe në disa televizione të ndryshme ku ka prezantuar “Kënga Magjike” krahë Ardit Gjebreas. Ajo është shprehur edhe vetë se prezantimjn e ka ëndërr.

“Në prezantim unë e gjej veten më shumë. Ftesën nga Arditi e kam pritur shumë mirë. Ky është një nga ato rastet kur ëndrrat bëhen realitet. Nëse e do shumë diçka realizohet. Unë e kam dashur “Këngën Magjike” që e vogël. Jam rritur me ëndrën që ndoshta një ditë edhe unë do të kem mundësi ta prezantoj “Këngën Magjike” dhe kur erdhi ftesa nga Arditi ishte uau për mua. Sigurisht që do ta pranoja menjëherë dhe të gjitha vajzat në vendin tim do ta pranonin një ftesë të tillë, aq më tepër unë që e kisha ëndërr”, shprehet moderatorja.

Moderimi i emisionit ADC ku paraqiteshin talentet reja në fushën e stilimit dhe modës, i dha mundësinë Bora Zemanit të krijonte edhe markën e saj me veshje.

E pamë tek emiaioni “Treshat” me dy vëllezërit Veshaj, një program argëtimi me të ftuar nga bota e showbizzit.

Si dhe së fundmi jemi duke e parë tek “Përputhen” . Ky i fundit është një emision që po korr sukses dhe duhet pranuar se ka një shikueshmëri të madhe. Një program që fton djem dhe vajza të krijojnë lidhje për të parë në fund nese do ia dalin ata të përputhen me njëri-tjetrin?

Edhe kur ka debat në prgram mes vajzave protagoniste, moderatorja e ka menaxhuar me sukses situatën, ashtu sikurse vetëm Bora di…plot seriozitet! E kjo me siguri do e ndihmojë që edhe ne fund të këtij rrugëtimi, të checkojë në listë një tjetër sukses.

View this post on Instagram

Per’puthen ❤️

A post shared by Bora Zemani (@borazemani) on

Programi transmetohet çdo ditë në oën 18:25 dhe Borën po e shohim ndryshe çdo ditë dhe persa i perket look-ut. Ajo i është rikthyer flokëve të gjata dhe ne mendojmë se duket mjaft lozonjare. AlpeGossip.al

View this post on Instagram

Meant to Bee 🐝 @bzzz.company

A post shared by Bora Zemani (@borazemani) on

View this post on Instagram

Ne te dy ❤️ #cokollataime

A post shared by Bora Zemani (@borazemani) on