“KËNGË E BUKUR POR…”/ Sara Hoxha akuzohet nga fansat: Je xheloze për Ledrin dhe Kidën – AlpeGossip
“KËNGË E BUKUR POR…”/ Sara Hoxha akuzohet nga fansat: Je xheloze për Ledrin dhe Kidën

“KËNGË E BUKUR POR…”/ Sara Hoxha akuzohet nga fansat: Je xheloze për Ledrin dhe Kidën

Pak ditë më parë, Ledri Vula publikoi duetin me Kidën, të cilin e kishin paralajmëruar prej disa kohësh. Kënga me titull “T’du” është pritur shumë mirë nga publiku dhe deri më tani ka gjeneruar afro 3 milionë klikime. Dhe partnerja e reperit, Sara Hoxha ka treguar mbështetjen ndaj tij.

Ajo ka publikuar një fotografi me Ledrin pranë një makine që është përdorur për klipin e dyshes. Mirëpo, ajo që ka shkruar krahas fotografisë, ka bërë që ndjekësit ta akuzojnë për xhelozi. “Këngë e bukur me @kida po fotot më të bukura me mua apo jo?”, iu është drejtuar Sara ndjekësve të saj.

Krahas komenteve pozitive, bien në sy shumë ndjekës që shkruajnë se është xheloze për raportin mes dy artistëve. “Sa xheloze je”, “Xhelozia”, “Ti vdes nga xhelozia për Ledrin”, janë disa prej komenteve të shumta që vihen re në postimin e saj.