TË GJITHË SYTË NGA RONELA/ Këngëtarja surprizon me paraqitjen në ceremoninë e hapjes së Eurovision – AlpeGossip
TË GJITHË SYTË NGA RONELA/ Këngëtarja surprizon me paraqitjen në ceremoninë e hapjes së Eurovision

TË GJITHË SYTË NGA RONELA/ Këngëtarja surprizon me paraqitjen në ceremoninë e hapjes së Eurovision

Ka premtuar një performancë në Eurovision që do të mbahet mend gjatë dhe po e mban fjalën. Këngëtarja Ronela Hajati ka parakaluar në tapetin Turquoise në ceremoninë e hapjes së festivalit evropian dhe është siguruar që të “rrëmbejë” të gjithë vëmendjen.

Ceremonia po mbahet në pallatin Venaria Reale, ku pjesëmarrësit nga 40 shtete parakaluan në tapetin 200 metra të gjatë. Ronela, e cila na përfaqëson me “Sekret”, kishte zgjedhur një veshje unike, shoqëruar me një kapele po aq të veçantë sa e gjithë veshja.

Në fjalën e saj, Ronela tha mes të tjerash: “Kjo është një ëndërr e madhe për secilin artist, një prej skenave më të mëdha në Evropë në të cilat mund të performosh. Dua ta respektoj këtë mundësi jetësore të cilën nuk dua ta çoj dëm”, tha Ronela.

Më pas, artistët dhe delegacionet e tyre shoqëruese do të hyjnë brenda, ku do të priten nga kryetari i bashkisë së Torinos Stefano Lorusso, nga mbikëqyrësi ekzekutiv i Eurovision Song Contest, Martin Österdahl dhe nga Producentet Ekzekutive Simona Martorelli dhe Claudio Fasulo.