DUHET PATJETËR TA SHIHNI KËTË LISTË/ Çfarë del nga moda në vitin 2025 dhe çfarë rikthehet – AlpeGossip
DUHET PATJETËR TA SHIHNI KËTË LISTË/ Çfarë del nga moda në vitin 2025 dhe çfarë rikthehet

DUHET PATJETËR TA SHIHNI KËTË LISTË/ Çfarë del nga moda në vitin 2025 dhe çfarë rikthehet

Pa dyshim, ka shumë për të reflektuar teksa po kalojmë në vitin e ri 2025 dhe gjithçka lamë pas në vitin 2024. Teksa do të shohim pas për momentet më të rëndësishme të vitit 2024 në TV, muzikë, film dhe kulturë, do të hedhim një sy edhe te trendet e modës, pasi duhet thënë se jo çdo trend i këtij viti do të vijë me ne në 2025-ën.

Sipas mendimeve të eksperteve të fushës, kjo fazë e re do të përqendrohet në përqafimin e rehatisë.

Nga xhinset te këpucët, lexoni për të zbuluar saktësisht cilat trende do t’i lënë pas ekspertët e modës, sipas ELLE  dhe çfarë do t’i zëvendësojnë ato.

Dalin nga moda: Xhinset e mëdha

Hynë në modë: Pantallonat elastike

“Pantallonat elastike që mbajtën modelet në shfaqjen e modës së Prada për vitin 2025 menjëherë më vijnë në mendje, por po marr frymëzim për veshje nga lookbook-u i Ulla Johnson për resortin 2025. Po ashtu, planifikoj t’i vesh edhe në zyrë, me një xhaketë të feminizuar dhe këpucë me majë të mprehtë që shfaqen nën fundin e pantallonave.”, tha ekspertja Alexis Bennett Parker.

Dalin nga moda: Këpucë me takë të trashë

Hyjnë në modë: Çizme të lëmuara kalorsi