MBETI I PARALIZUAR PASI HËNGRI NJË BAJAME/ Historia e pabesueshme e 2-vjeçarit që mjekët nuk e diagnostikonin dot – AlpeGossip
MBETI I PARALIZUAR PASI HËNGRI NJË BAJAME/ Historia e pabesueshme e 2-vjeçarit që mjekët nuk e diagnostikonin dot

MBETI I PARALIZUAR PASI HËNGRI NJË BAJAME/ Historia e pabesueshme e 2-vjeçarit që mjekët nuk e diagnostikonin dot

Supozohej të ishte një ditë feste në nder të ‘’Virgen del Remedio”, shenjtorja mbrojtëse e qytetit të Valencias në Spanjë, por për Davidin 2-vjeçar dhe prindërit e tij 8 shtatori i shkuar u kthye në ditën më të keqe të jetës. Dhe gjithçka për faj të një bajameje, që vogëlushi e mori vetëtimthi nga tryeza pa ditur se ajo kokërr e vogël do ta linte të paralizuar. Prindërit e tij José Domingo dhe Amparo nuk vunë re asgjë të  dyshimtë në fillim, por edhe pasi u kollit disa herë, derisa një javë më vonë djali i tyre i vetëm ra në kllapi dhe digjej nga temperatura e lartë.

E çuan menjëherë në spital, por mjekët i kthyen mbrapsht duke u thënë që djali kishte temperaturë të lartë pasi po i dilnin dhëmbët. Ata u rikthyen në spital më 18 tetor pasi djali nuk kishte shfaqur asnjë shenjë përmirësimi dhe i druheshin temperaturës së lartë dhe komplikacioneve që ajo sjell. Kësaj here mjekët dyshonin se vogëlushi dyvjeçar kishte polmonit, por e nxorën sërish nga spitali pasi nuk vunë re asgjë të dyshimtë.

Pas shumë kohësh, prindërit u kujtuan për atë ditë kur djali ishte teshtirë dhe u lindën dyshimet e para.  Pasi u mbajt nën vëzhgimin e mjekëve për 4 ditë, David iu nënshtrua një  bronkoskopie, një teknikë e njohur mjekësorë, dhe mjekët nuk po u besonin syve. Në mushkërinë e tij dalloheshin copëza bajamesh.

Ndërkohë që mjekët po përpiqeshin të tërhiqnin me kujdes tubin nga mushkëritë drejt laringut, David pati një arrest kardiak. Mjekëve iu deshën 28 minuta për ta risjellë në jetë, por kjo gjë rezultoi fatale për të pasi i shkaktoi dëme neruologjike dhe duke e lënë të paralizuar.

Prindërit e tij kanë ndarë këtë histori të trishtë, duke ju bërë thirrje të gjithë prindërve të tjerë të tregohen sa më të kujdeshëm.