VRASËSI I KUAJVE/ Spanja dhe Franca i janë vënë pas këtij ariu – AlpeGossip
VRASËSI I KUAJVE/ Spanja dhe Franca i janë vënë pas këtij ariu

VRASËSI I KUAJVE/ Spanja dhe Franca i janë vënë pas këtij ariu

Goiat, një ari 13-14 vjeçar, i lëshuar në Katalonjë në 2016,  po sjell trazira në malet Pirenej  në Francë dhe Spanjë, nga ku mund të tërhiqet shpejt.

“Ai ka sjellje të parregullt, është një grabitqar i madh që ka vënë në shënjestër kafshët që nuk kanë instiktin e sulmit, siç janë kuajt e banorëve që kanë shtëpitë në fshatrat  afër maleve” tanë autoritetet.

Një ari i çuditshëm vret kuajt e rritur

“Është shumë e çuditshme që një ari vret kuajt e rritur, përfshirë ato deri në 500 kg dhe kjo alarmon shumë”, tha Guillermo Palomero, president i Fondacionit “Ariu i Gjelbër” sipas të cilit kjo sjellje “mund të çojë në tërheqjen e tij “.

“Mundësia për ta hequr atë nga malet Pirenej është konsideruar që nga viti i kaluar,” shtoi zëdhënësi i ministrisë rajonale.

“Autoritetet  po përpiqen ta dekurajojnë . Për ta trembur po  hedhin fishekzjarre dhe plumba gome”.

Tre sulme në Francë

Goiat dyshohet për të paktën tre sulme në Val d’Aran, ku ai u zbulua falë rripit të tij GPS. Në prill, ai hëngri një kalë dhe pastaj një dele dhe një qengj.

Në Francë, prefektura e Hautes-Pyrenees të mërkurën i atribuoi Goiat tre sulme të kryera në fillim të majit, duke e paraqitur si një “ari anormalisht grabitqar”.

Sipas shtypit francez, ai sulmoi tetë dele, një dash, një derr dhe një kalë.

Presidenti i Fondacionit “Ariu i Gjelbër” megjithatë bën thirrje që të mos vihet në pikëpyetje programi i ripranimit të arinjve në Pirenej, i nisur që në vitin 1996, dhe që sipas tij “punon shumë mirë”.

Sipas Fondacionit, janë rreth 45 arinj të regjistruar në pjesën qendrore të maleve Pirenej në pjesën franceze dhe spanjolle dhe katër në Pirenejtë perëndimore në të dy anët.

Ariu slloven Claverina ngre gjithashtu pikëpyetje

Një ari tjetër slloven, Claverina, i lëshuar në fillim të tetorit në Pirenejtë francezë po shkakton probleme në Spanjë, duke vrarë disa dele gjatë kohëve të fundit.

Një takim u mbajt javën e kaluar në Madrid midis përfaqësuesve të qeverive spanjolle dhe franceze, ku të dy vendet ranë dakord të forcojnë bashkëpunimin e tyre për të parandaluar sulmet.