PRINDËR PËR HERË TË PARË/ Zbulohet gjinia e fëmijës së Elitës dhe Gjikos (FOTO) – AlpeGossip
PRINDËR PËR HERË TË PARË/ Zbulohet gjinia e fëmijës së Elitës dhe Gjikos (FOTO)

PRINDËR PËR HERË TË PARË/ Zbulohet gjinia e fëmijës së Elitës dhe Gjikos (FOTO)

Elita Rudi dhe Gjiko presin që edhe për pak ditë të bëhen prindër. Për një kohë të gjatë ata e mbajtën të fshehur shtatzëninë e Elitës, derisa e zbuluan në një videoklip të Gjikos. Së fundmi reperi ka publikuar një fotografi shumë të ëmbël të tyre, në të cilën Gjiko shihet duke puthur barkun e rrumbullakosur të Elitës. “Vajzë apo djalë?”, ka shkruar ai bashkangjitur fotografisë.

Menjëherë të gjithë kanë filluar nga aludimet, por gjinia e fëmijës është zbuluar. Burime të ‘Prive’ thonë se çifti i njohur do të bëhen prindër të një djali. Gjithsesi për Elitën dhe Gjikon nuk ka shumë rëndësi gjinia, sepse vetë reperi në një intervistë ka thënë se e rëndësishme është që fëmija të vijë në jetë i shëndetshëm.