Foto të papublikuara më parë/ Jona Spahiu ndan çastet më të bukura nga dasma e saj – AlpeGossip
Foto të papublikuara më parë/ Jona Spahiu ndan çastet më të bukura nga dasma e saj

Foto të papublikuara më parë/ Jona Spahiu ndan çastet më të bukura nga dasma e saj

Moderatorja e njohur Jona Spahiu i dha fund beqarisë dy muaj më parë me 11 qershor duke kurorëzuar dashurinë me partnerin e saj Frenkli Ymerin në një dasmë private në Tiranë. Ajo është në ditët e fundit të shtatzënisë dhe në pritje të një djali. Jona ka vendosur që të shuajë kuriozitetin e fansave të saj e jo vetëm duke postuar në Insagram disa nga çastet më të bukra të dasmës.

Këto janë disa foto të papublikuara më parë sepse ato që qarkulluan në media ditën e dasmës ishin video nga të ftuarit në ceremoni. Moderatorja fotove i ka bashkangjitur edhe një shkrim ku shprehet se: “Nuk ka nevojë për ditë speciale, për të kujtuat momente speciale”, e në fakt nga fotot shihet mjaft mirë se momentet kanë qenë mjaft speciale me të afërmit dhe me harmoninë e krijuar nga muzika e Brunos, Klajdi Harunit dhe Artiola Toskës.