Plas ''sherri''! Shihni si Rina dhe Tayna i bëjnë ''DISS'' njëra tjetrës: Je aq e vogël sa... (FOTO) - AlpeGossip
Plas ”sherri”! Shihni si Rina dhe Tayna i bëjnë ”DISS” njëra tjetrës: Je aq e vogël sa… (FOTO)

Plas ”sherri”! Shihni si Rina dhe Tayna i bëjnë ”DISS” njëra tjetrës: Je aq e vogël sa… (FOTO)

Tayna dhe Rina Balaj janë dy këngëtare të cilat kohët e fundit janë duke korrur mjaft sukses në tregun muzikor. Tayna është bërë e njohur për publikun me këngën “Columbiana” ndërsa Rina me “S’ka konkurrencë”, në bashkëpunim me reperin Fero. Të dyja këto këngë janë kthyer në hite dhe janë duke u dëgjuar shumë në çdo vend ku ka muzikë.

Kënga “Columbiana” nga fansat u cilësua si ‘diss’ i këngëtares Tayna kundrejt Rinës pasi në tekst ka fjalë të cilat duken me shumë tendencë. Lidhur me këtë Rina ka folur në një intervistë për “Mirage” ku tregon se ajo nuk e merr aspak si të tillë, pasi fjalët e nuk përputhen me atë.

Mirëpo postimet e tyre në Instagram na tregojnë krejt të kundërtën. Është Rina ajo e cila ka publikuar një foto në të cilën thotë që janë bërë shumë repere, por ato e dinë se kush është mami.

Sigurisht që ky postim i ka djegur pak Taynës e cila i ka bërë “diss” me një foto ku shkruan se është e vogël sa shala e saj dhe me siguri e ka fjalën për Rinën, duke iu referuar gjatësisë së saj.