Aktori i “Portokallisë”, Marin Orhanasi ditën e sotme me anë të një postimi në Instagram ka dhënë lajmin e bukur se së shpejti do të bëhet për herë të dytë baba.
Marin ka publikuar një foto shumë të ëmbël ku shfaqet me djalin duke puthur barkun e rrumbullakosur të bashkëshortes së tij.
“Jemi dy çuna, për pak bëhemi tre”, ka shkruar aktori krah fotos duke zbuluar kështu edhe gjininë e fëmijës.
Marin Orhanasi është prej disa vitesh i martuar me Dorinën e cila ndryshe nga aktori nuk ka zgjedhur rrugën e artit, por është mësuese. Ata kanë një djalë me emrin Maid dhe shumë shpejt do të bëhen me dy.