“AMAN SA TURP, MË JEP GJOBËN E TË IKI”/ Konkurrentja e “Përputhen” përplaset me policinë (FOTO+VIDEO) – AlpeGossip
“AMAN SA TURP, MË JEP GJOBËN E TË IKI”/ Konkurrentja e “Përputhen” përplaset me policinë (FOTO+VIDEO)

“AMAN SA TURP, MË JEP GJOBËN E TË IKI”/ Konkurrentja e “Përputhen” përplaset me policinë (FOTO+VIDEO)

Ditën e sotme e ftuar në studion e “Shqipëria live”, ishte modelja dhe konkurrentja e rubrikës “Përputhen”, Margaret. Së fundmi Margaret ka patur një incident me policinë pasi kishte parkuar makinën në një zonë ku nuk është e lejuar.

Në videon e regjistruar, Margaret shihet teksa diskuton me efektivët e policisë dhe i thotë: “Aman sa turp, sa është gjoba. Ma jep atë gjobë dhe të iki”. Ndërkohë efektivi i thotë se duhet të paguajë 3000 mijë lekë te reja.

Margaret tha në studio se ajo ishte dakord ta paguante gjobën, por nuk i pëlqeu fakti se policia po e filmonte ngjarjen pa e ditur ajo, megjithëse në video asaj i është mbuluar fytyra.

“Kur je femër duhet të bindesh. Edhe unë kam bërë shkelje të tilla, unë e pranoj me gjobën dhe siç i them, vendose gjobën por mbylleni debatin. Por mendoj që fakti që policia mban një kamera dhe personi nuk e dinë, kjo bie ndesh me privatësinë e personit. Familjarët e kanë parë me vonesë videon, më thanë mos u mërzit”, tha Margaret.