KRITIKOI ARBANËN DHE JONIDËN/ Aulona shkon në plazh: Atëherë ishte piku, tani çdo gjë është hapur (FOTO) – AlpeGossip
KRITIKOI ARBANËN DHE JONIDËN/ Aulona shkon në plazh: Atëherë ishte piku, tani çdo gjë është hapur (FOTO)

KRITIKOI ARBANËN DHE JONIDËN/ Aulona shkon në plazh: Atëherë ishte piku, tani çdo gjë është hapur (FOTO)

Pak javë më parë moderatorja Aulona Musta në një video live në Instagram, duke folur për rregullat që duhen zbatuar gjatë periudhës së pandemisë, përmendi edhe faktin që disa personazhe të showbizit shqiptar po e kalonin fundjavën në jug. “Me sa kam parë disa e kanë bërë, shumë kanë nisur plazhin, dhe për mua është skandaloze. Personalisht për mua ka qenë shumë zhgënjyese të shikoj personazhet publik që postojnë foto dhe video nga plazhi”, u shpreh ndër të tjera Aulona. Kjo deklaratë e moderatores u komentua si kritikë për Arbana Osmanin që kishte postuar foto në bregdet dhe Jonidën e Romeon të cilët në fundjavë pushuan në jug.

Së fundmi edhe Aulona vetë ka nisur plazhin dhe ka postuar foto ku tregon trupin në super formë pas stërvitjes rigoroze. Por nuk kanë munguar komentet që i kujtojnë deklaratën e pak javëve më parë.

“Kur ishim ne karantine ti gjykoje te tjeret pse iknin ne plazh dhe na benin karshillek. Kurse sot po iken vet. Ne nje kohe kur njerzit e zakonshem nuk lejohen akoma. Apo mos bej si bej un por bej si them une”, i shkruan një komentuese. Ndërsa Aulona i tregon se nuk mund të bëhet një krahasim i tillë sepse asokohe ishte piku i pandemisë ndërsa tani çdo gjë është e hapur.

“Ne fakt plazhi ishte i mbushur me njerez, ndersa trafiku per t’u kthyer ne Tirane fillon nga Qtu, me makina qe ktheheshin nga fundjava. Ka ndryshim te madh te shkoje ne plazh, ne ate qe konsiderohej PIKU i kurbes, ku ishte mbyllur cdo gje dhe njerezit mund te dilnin vetem nje ore ne jave!!!! Piku i Pandemise! Dhe sot, ku cdo gje eshte e hapur, ku jeta ka rinisur normalisht, kur pas nje jave nis zyrtarisht plazhi, ku rruges Tirane Durres nuk ka nje polic te vetem te te kontrolloje dhe ku praktikisht, edhe vet Kryeministri e ka lene te lire, thjesht pa e thene zyrtarisht. Prandaj mjaft folet brockulla, duke bere krahasime pa lidhje”, tha Aulona.

Replikat vazhduan dhe fansja iu përgjigj moderatores: “S’e dikam qe plazhi qenka plot dhe qe kryeministri e paska lene vet te lire kur cdo dite shoh video te policave qe nuk i lejojne njerezit te marrin rreze ne bregdet. Gjithsesi si qytetare e denje qe je te prisje dhe 1 jave pra.Qe mos bije ne kundershtim me ate cka ke thene”.

“Lexo dhe njehere me siper se mbase e kupton kete here”, iu përgjigj Aulona.