DASHURI DHE HESHTJE/ 8 sekretet që partneri na fsheh dhe por ne i dimë me sy mbyllur (FOTO) – AlpeGossip
DASHURI DHE HESHTJE/ 8 sekretet që partneri na fsheh dhe por ne i dimë me sy mbyllur (FOTO)

DASHURI DHE HESHTJE/ 8 sekretet që partneri na fsheh dhe por ne i dimë me sy mbyllur (FOTO)

Kur jemi në një marrëdhënie, e sidomos në rastet kur jemi të dashuruar kokë e këmbë, mendojmë se partneri na rrëfen gjithçka. Por gabohemi, pasi të gjithë i kemi skeletet të fshehura diku. Pak mister, nuk i bën keq romancës. Por cilët janë disa nga sekretet që partneri/a na mban të fshehtë:

Probleme në punë: Kjo ndodh vetëm në rastet kur partneri pezullohet ose është në prag të pushimit nga puna.. Me siguri ai/ajo po kalon një periudhë të tmerrshme në punë. Por sërish, nuk do t’iu tregojë asgjë. Ah, krenaria!

Të gjithë mendojmë se dikush është tërheqës ose seksi, por deri në pikën sa t’ia rrëfejmë partnerit? Joooooooooo. Gjithsesi, derisa ai/ajo nuk vepron, le ti ‘plasë’ sytë ku të dojë.

Mos ëndërroni se dini gjithçka për fëmijërinë ose periudhën e adoleshencës. Secili prej nesh, nuk tregon se cfarë ndodhi në periudhën kur hormonet nuk kontrolloheshin dot.

Partneri juaj mund t’iu thotë sesa shumë e dashuroi dhuratën apo festën që i organizove për ditëlindje, por lutu të jetë e vërtetë. Duhet të jesh i lumtur që pavarësisht se të ‘urren’ se i bleve atë dhuratë për ditëlindje dhe ftove dy personat që ajo/ai nuk do t’i shoh me sy, po përpiqet të të bëjë të lumtur. Kështu që më mirë, hesht dhe thuaj faleminderit.

Ata fshehin sa herë shoku ose shoqja i tij/saj bën diçka të keqe. E si mund të tregosh se ai/ajo tradhëtoi të dashurin/ën, kur fjalia pasardhëse do të jetë: ‘Asnjëhere s’më ka pëlqyer ai/ajo. Mos të të shoh më të rrish pranë’.