“NËSE DO ZGJIDHJE ARJOLËN NUK DO…”/ “Gabimet” që bëri Kledi: Mungesë karakteri dhe sinqeriteti – AlpeGossip
“NËSE DO ZGJIDHJE ARJOLËN NUK DO…”/ “Gabimet” që bëri Kledi: Mungesë karakteri dhe sinqeriteti

“NËSE DO ZGJIDHJE ARJOLËN NUK DO…”/ “Gabimet” që bëri Kledi: Mungesë karakteri dhe sinqeriteti

Gazetarja e njohur, Erjona Rusi, ishte sot e ftuar në emisionin “Fun Club BB VIP” ku komentoi daljen e Kledi Hysa nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

Rusi teksa kishte pranë Kledin, i tha se atë e penalizoi pak “mungesa e karakterit dhe e sinqeritetit”.

“Ajo që të penalizoi ty ishte pak mungesë karakteri dhe pak mungesë sinqeriteti. Pak mungesë karakteri sepse mendoj se do duhej të kishte gjetur mënyrën për ta thënë në një moment dhe për të qenë i qartë për lidhjen tënde jashtë. Një pjesë e banorëve ishin të paqartë në lidhje me lidhjen tënde dhe me Beatrixën.

Shumë mirë mund t’i thoshe, të gjithë ne kemi përjetuar momente dyshimi, momente paqartësie në një lidhje. Mund të kemi dashur edhe dy njerëz njëkohësisht, ose pëlqyer dy njerëz njëkohësisht, nuk ka asgjë të keqe. Por ti aty nuk fole fare dhe këtu ishte mungesa e karakterit.

Ndërsa mungesë sinqeriteti, unë them se publiku më shumë do kishte vlerësuar një Kled që e pranon se është i paqartë, që ndihet i dobët, që ti nuk di çfarë të bëj me njeriun që ka jashtë dhe të tregohet i hapur dhe i sinqertë, se sa një njeri që përpiqet edhe kështu edhe ashtu”, komentoi Erjona.

Ndërsa ish-fituesi i “Big Brother 6”, Anaid Kaloti, i cili gjithashtu ishte i ftuar në “Fun Club BB VIP” tha se Kledin e penalizoi zgjedhja e Beatrix për darkën.

“Gabimi jot fillon që kur more Beatrix. Nëse do kishte zgjedhur Arjolën për darkën, nuk do ishte jashtë BB VIP”, i tha Anaid.