Rudina Magjistari di se ku i ben pushimet, le Shqipërinë për këtë vend të mrekullueshëm (FOTO) – AlpeGossip
Rudina Magjistari di se ku i ben pushimet, le Shqipërinë për këtë vend të mrekullueshëm (FOTO)

Rudina Magjistari di se ku i ben pushimet, le Shqipërinë për këtë vend të mrekullueshëm (FOTO)

Me shumë mundësi, që punët e emisionit i ka vendosur në vijë, ndaj edhe i ka lejuar një “arratisje” në një destinacion larg Shqipërisë. Angazhimi i përditshëm në televizion, të ftuarit, intervistat dhe gjithë moderimi i formatit që ajo drejton prej vitesh në Tv Klan, e bëjnë Rudina Magjistarin një nga prezantueset më të dashura për publikun.

Kohët e fundit, gjithmonë e më shumë ajo po e “zbeh” atë profilin tipik diskret që ka ruajtur ndër vite, për të mos folur për jetën private, për personat e familjes, për vendet që frekuenton apo pushimet, sepse e tillë ka qenë zgjedhja e saj. Rudina po poston më shpesh video me bijën e saj Mia, por pa i zbuluar fytyrën, foto të bashkëshortit, foto gjatë pushimeve, të fundit ishin ato në jug të vendit.

Por, këtë herë, prezantuesja e njohur ka zgjedhur një destinacion larg Shqipërisë, pikërisht Lucern-in në Zvicër. Ajo na ka njohur përmes videove në instastory dhe fotos në Instagram me vendet piktoreske që po viziton.

Moti në Zvicër nuk është shumë i ndryshëm nga ai në Shqipëri, por mjafton ideja e të qenit larg monotonisë dhe përditshmërisë, dhe njeriu mund t’i gëzohet çdo lloj vendi që zgjedh për të pushuar, qoftë edhe vetëm disa ditë!