Faton Shoshi me siguri ka shtangur mbrëmjen e djeshme në Instagram,pasi ka pare se dy ish të dashurat e tij, ishin takuar bashkë dhe po “e digjnin” në një festë në Ibiza.
Po, po! Era Istrefi dhe modelja Gresa Hoti, një natë më parë kanë qenë në një festë në ishullin e famshëm turistik dhe këtë e ka treguar vetë Gresa nëpërmjet postimeve në Instagram.
“Mbrëmja e djeshme ishte qejf!”-ka shkruar ajo në postimin në Insta Story. Po çfarë po bënin vajzat në Ibiza vallë?
Era nga njëra anë, ndodhet aty prej disa ditësh dhe duket se po shijon disa ditë të merituara pushimi.
Gresa nga ana tjetër, ka pasur një rast disi më special: ditëlindjen e së dashurës.
“Gëzuar ditëlindjen dashuria ime!”-ka shkruar ajo në postimin ku e dashura e saj, ish-Miss Bullgaria, shihet duke fryrë qirinjtë e tortës.
Kjo histori u komentua gjerësisht nga ndjekësit e saj dhe të Fatonit në rrjetet sociale, të cilët pretendonin se Gresa e kishte “turpëruar” menaxherin e njohur.
Gresa Hoti dhe Faton Shoshi kanë qenë të lidhur për një kohë të shkurtër pas ndarjes së tij nga Era Istrefi.
Ndarjn e konfirmoi vetë Shoshi katër muaj më pas, pa dhënë asnjë arsye specifike për përfundimin e lidhjes. Epo mesa duket, tani është e qartë.