U PËRFOL SE JANË TË LIDHUR/ Arbana i bën deklaratë dashurie Eduartit (FOTO) – AlpeGossip
U PËRFOL SE JANË TË LIDHUR/ Arbana i bën deklaratë dashurie Eduartit (FOTO)

U PËRFOL SE JANË TË LIDHUR/ Arbana i bën deklaratë dashurie Eduartit (FOTO)

Moderatorja shumë e dashur për publikun, Arbana Osmani ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave së fundmi për jetën e saj private, pavarësisht se këtë pjesë ajo ka preferuar ta mbajë gjithmonë diskret.

Përflitet se Arbana është në një lidhje me regjisorin e emisionit “Dua të të bëj të lumtur”, Eduart Grishajn, por dyshja ende nuk e kanë konfirmuar ose mohuar këtë lajm.

Eduarti ka realizuar së fundmi videoklipin e ri të Xhensilës dhe Pirros, nga i cili ka publikuar një pjesë në Instagram dhe shkruan: “Sekreti im video e re. I lumtur që kam sjellë ashtu siç e kisha imagjinuar këtë këngë që kur e kam dëgjuar për herë të parë. Xhensila Myrtezaj ti ke jo vetëm një zë të mrekullueshëm, por zbulova tek ti dhe një talent të lindur si aktore. Pirro Çako të punoja me ty ishte një kënaqësi, për atë që ti përfaqëson si njeri dhe si artist”.

Mes komplimenteve të shumta në këtë postim, dallon komenti i Arbana Osmanit e cila i shkruan: “Talenti është dhuratë nga Zoti. Krenare për ty”.