OLTA DUKE QARË/ Luizi: Mos të ma bëjnë kaq të thjeshtë… – AlpeGossip
OLTA DUKE QARË/ Luizi: Mos të ma bëjnë kaq të thjeshtë…

OLTA DUKE QARË/ Luizi: Mos të ma bëjnë kaq të thjeshtë…

Aktorja e njohur, Olta Gixhari, duket se është penduar për hyrjen e saj në “Big Brother VIP2”. Mëngjesin e sotëm ajo është zgjuar shumë keq dhe e mërzitur.

Madje teksa po qëndronte vetëm në një cep të oborrit ajo ka shpërthyer në lot. Olta duket se nuk e ka pritur reagimin e djeshëm në prime dhe i duket sikur është bërë “tabelë qitjeje”.

Madje në një moment është shprehur se ‘nuk duhej të hynte në BB VIP’ dhe kjo gjë ‘nuk i falet’.

Duke komentuar sjelljen e saj këtë mëngjes, Luiz Ejlli shprehet: “Të ikin mo vlla, nëse nuk e përballon më”.

Pastaj i drejtohet Xhonatanit që e ka aty pranë dhe i thotë: “Ça ke, iku kjo, vazhdon ti. Për Zotin po. A ke ardhur me luajtur? Mos të ma bëjnë kaq të thjeshtë dreqi e mori, e kisha llogaritur me e pas pak më të vështirë”.