TRAGJIKE/ Këngëtari i njohur vret veten me armë gjatë xhirimit të klipit – AlpeGossip
TRAGJIKE/ Këngëtari i njohur vret veten me armë gjatë xhirimit të klipit

TRAGJIKE/ Këngëtari i njohur vret veten me armë gjatë xhirimit të klipit

Këngëtari i njohur amerikan Justin Carter ka vdekur pasi qëlloi veten me armë aksidentalisht gjatë xhirmit të një klipi.

35 vjeçari ka ndërruar jetë në apartamentin e tij në Huston të Teksasit, ku edhe po xhirohej klipi.

Nëna e Carter, Cindy McClellan, tha për Fox News se djali i saj po filmonte një video muzikore në Houston, Texas, të shtunën kur një armë në xhepin e tij ‘u shkrep dhe e preku djalin tim në cep të syrit të tij’.

“Ai ishte një artist i mrekullueshëm”, tha McClellan.

Carter ka lënë pas dy vajza të vogla, Dixie dhe Kaylee.

Sipas McClellan, Carter ishte gati për ta realizuar një turne në 10 shtete, pasi kishte përfunduar kohët e fundit marrëveshje me Triple Threat Management.