Aurela Hoxha flet për herë të parë për prishjen e miqësisë me Endrit Mërtirin (VIDEO) – AlpeGossip
Aurela Hoxha flet për herë të parë për prishjen e miqësisë me Endrit Mërtirin (VIDEO)

Aurela Hoxha flet për herë të parë për prishjen e miqësisë me Endrit Mërtirin (VIDEO)

Ditën e sotme, është transmetuar puntata e parë e sezonit të ri të “Thumb” në ABC News. Mes shumë personazhesh të njohur edhe Aurela Hoxha ka rrëfyer të rejat e saj nga Spanja.

Por veç këtyre, kohët e fundit është përfolur se marrëdhënia e Aurelës me fotografin e njohur Endrit Mërtiri nuk është si më parë. Pra ata nuk janë më miq.

Por sot në Thumb, Aurela u ka dhënë fund një herë e mirë këtyre aludimeve. Ajo është pyetur se përse nuk ishte në setin e ri të Dolce & Gabanna apo arsyeja është se nuk flet me Endritin dhe nëse pas kësaj krisjes së miqësisë që flitet, a do ti shohim ata sërish bashkë në Kanë.

“Nuk mund të jem në çdo set të Dolce & Gabanna. Ka qenë një pjesë e bukur e karrierës kur unë jam zgjedhur për D&G dhe tani do doja që ta shijonin edhe modelet e tjera.

Unë nuk e kam braktisur Endrin, as Endri mua sepse mbi te gjitha jemi një familje. Thjesht jemi duke punuar të dy madje jam shum e lumtur që Endri ka punë edhe ai është për mua. Une jam në Spanjë duke punuar për një projekt që e dua dhe kjo nuk do të thotë se nuk do të punojë sërish me Endrin e nuk do të jemi sërish bashkë.

Ju keni vendosur që unë e Endriti jemi divorcuar nga familja përfundmisht por nuk ka divorc në familje! Shpresoj që në Kanë të jem më shumë se herët e tjera dhe uroj që Endriti të jetë afër meje duke më shoqëuar si gjithmonë”.- ka rrëfyer Aurela ekskluzivisht për Thumb.

E pra, Aurela sapo na i tha vetë që mes tyre vazhdon të ketë një miqësi të mirë./Blitz.al/