“DO VIJ NJË SHEF I RI”/ Renato Mekolli largohet nga “Hell’s Kitchen”, nesër do të jetë një tjetër shef nga Athina – AlpeGossip
“DO VIJ NJË SHEF I RI”/ Renato Mekolli largohet nga “Hell’s Kitchen”, nesër do të jetë një tjetër shef nga Athina

“DO VIJ NJË SHEF I RI”/ Renato Mekolli largohet nga “Hell’s Kitchen”, nesër do të jetë një tjetër shef nga Athina

Nuk dihen arsyet por Renato Mekolli është larguar nga ‘Hell’s Kitchen Albania 2’ dhe kjo gjë tashmë është një fakt i konfirmuar nga Top Channel.

Në kuzhinë, përballë konkurrentëve, në mes të produksionit, në mënyrë krejt të papritur, këtë javë do të shfaqet një shef i ri.
Produksioni, i informuar më parë për kërkesën e vetë shef Renatos për t’u tërhequr nga ky angazhim, ka marrë masat e menjëhershme për ta zëvendësuar atë me një tjetër shef të njohur kuzhine. Ai është Alsi Sinanaj, i cili ka pranuar ftesën e Top Channel dhe ka ardhur enkas nga Athina, ku jeton e punon prej vitesh, për t’u bërë kështu shefi i ri në kuzhinën e djallit.

Si do të vijojë sfida në këtë reality show me këtë shef te ri? A do të jetë ai po aq djall sa shef Renato? Si janë ndjerë konkurrentët në një situatë të tillë? Të gjitha pyetjet marrin përgjigje nesër në mbrëmje, në puntatën e rradhës, që s’do të jetë aspak si të tjerat. Sepse për herë të parë në kuzhinën e ferrit do të shfaqet një shef i ri.

Kujtojmë se për herë të fundit shef Renato u shfaq krah konkurrentëve në fshatin Bubq, vetëm një javë më parë, për t’ju dërguar familjeve të dëmtuara nga tërmeti ushqim e zemër të ngrohtë. Duhet të ketë qenë ky takimi i tij i fundit me konkurrentët, për një mision aq të madh, që të bën t’i lesh për një moment pas krahëve pakënaqësitë dhe arsyet që e kanë çuar më në fund shef Renaton drejt këtij largimi të pashmangshëm nga Hell’s Kitchen.(TCH)