”DHIMBJA KTHEHET NË FORCË”/ Aurela i prek të gjithë me fjalët për këngën e Ergit dhe Barbanës – AlpeGossip
”DHIMBJA KTHEHET NË FORCË”/ Aurela i prek të gjithë me fjalët për këngën e Ergit dhe Barbanës

”DHIMBJA KTHEHET NË FORCË”/ Aurela i prek të gjithë me fjalët për këngën e Ergit dhe Barbanës

Ditën e djeshme u publikua kënga e Barbana Dinit dhe vëllait të saj të ndjerë Ergit. Artistja së bashku me babanë ishin të ftuara tek ‘Rudina’, për t’a promovuar këngën dhe për të folur mbi detajet.

Ky bashkëpunim që erdhi fiks në datën e lindjes së Ergit, u prit shumë mirë nga publiku dhe u pëlqye shumë edhe nga yjet e showizit.

Të gjithë u shprehën me fjalë ngushëlluese për Barbanën, e po ashtu bëri edhe artistja Aurela Gaçe.

“Dhimbja kthehet në forcë. Motra e con deri në fund këngën që vëllai shkroi e këndoi”,-ka shkruar Aurela në rrjetet sociale. Kënga deri më tani ka korrur sukses, pasi u rikthye edhe njëherë në vëmendje zëri magjik i Ergi Dinit.