E shkruar në yje që Marina Vjollca ka lindur për të qenë e suksesshme, shenja më e fortë e horoskopit – AlpeGossip
E shkruar në yje që Marina Vjollca ka lindur për të qenë e suksesshme, shenja më e fortë e horoskopit

E shkruar në yje që Marina Vjollca ka lindur për të qenë e suksesshme, shenja më e fortë e horoskopit

Në fotot e fundit të postuara në Instagram , moderatorja Marina Vjollca shfaqet e veshur me ngjyrën elektrike vjollcë !
Fotografitë nuk janë shoqëruar me asnjë shprehje, por njëra foto ka marrë mijëra komente vetëm se Marina u bërë fansave një pyetje: kush është tjetër dem dhe a është kjo shenja e mirë?

Living e di që demi është një nga shenjat më të mira të zodiakut, ndaj ka mbledhur më poshtë të gjitha argumentat që vërtetojnë këtë gjë !

Femrat Dem janë veçanërisht shumë të forta. Nuk kanë nevojë të varen prej asnjë burri. Gjithsesi, ato dashurojnë me pasion. Kanë marrëdhënie shumë të mira me paratë dhe janë mjaft punëtore. E fundit që rri në zyrë deri në orët e vona të natës është patjetër e shenjës së Demit.

Tejkalojnë çdo vështirësi pa u grindur, e përballojnë me logjikë e guxim dhe rrallë e kujtojnë përsëri më vonë, sepse janë edhe shumë të këndshme në shoqëri.Në qoftë se në rrethin tuaj familjar ose miqësor keni një Dem, tashmë e dini që kur ai i vendos vetes një qëllim nuk ekziston mundësia të zbrapset edhe sikur bota të përmbyset. Ai është elastik, kokëfortë, i palëvizshëm, i zellshëm, nuk dëgjon askënd, nuk ndikohet nga opinionet e palës së tretë dhe nuk frikësohet nga pengesat që gjen në rrugën e tij për të arritur suksesin.

Ai mund të gjakoset, të përplasë kokën shumë herë, por ai prapë do t’ia dalë mbanë.Njerëzit e duan demin sepse është një shenjë e përgjegjshme që kurrë nuk do t’ju lënë në baltë.

Të tjerët e dinë se ju do të jeni gjithmonë në gjendje të ofroni ndihmën tuaj sa herë që është e nevojshme.Megjithatë është një shenjë që krenohet me arritjet e veta sa herë u vjen mundësia (dhe mirë bëjnë) E dini që e vetmja rrugë për të qenë të suksesshëm është puna, ndaj nuk i thoni asnjhëerë jo kësaj të fundit !

Jeni të përqëndruar tek pikësynimet tuaja dhe nuk ndodh që të shpërqëndroheni lehtë. Të lindurat nën shenjën e Demit janë mikeshat më besnike të zodiakut, të cilat nuk tradhëtojnë kurrë besimin e tyre. Ndryshe nga ç’mund të ndodhë me shenjat e tjera, ato vazhdojnë të ruajnë me fanatizëm miqësitë e krijuara ndër vite, por kjo nuk i pengon t’u hapin dyerve edhe shoqërive të reja.

Demi, është bekuar me aftësinë për të gjetur forcën në çdo situatë. Jeni natyrë sfiduese dhe u pëlqen pushteti.Është besnike, ndonëse pak kokëfortë ! Vështirë t’i mbushësh mendjen se mund ta ketë gabim ! Mund ta teprojë pak me shpenzimet, por ndryshe nga se mund ta mendoni, ajo gjithnjë vendos nevojat e të dashurve para, duke bërë që një pjesë të madhe të parave që ka , t’i shpenzojë për shtëpinë, për fëmijët apo bashkëshortin.

MOTOJA E DEMIT: Asgjë që vlen nuk vjen lehtë. LIVING

 

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/roze/e-shkruar-ne-yje-qe-marina-vjollca-ka-lindur-per-te-qene-e-suksesshme-shenja-e-forte-e-horoskopit-504136/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright