FESTA SURPRIZË E ALEKSANDËR FRANGAJT/ Të famshmit mblidhen për të festuar ditëlindjen e pronarit të “TV Klan” – AlpeGossip
FESTA SURPRIZË E ALEKSANDËR FRANGAJT/ Të famshmit mblidhen për të festuar ditëlindjen e pronarit të “TV Klan”

FESTA SURPRIZË E ALEKSANDËR FRANGAJT/ Të famshmit mblidhen për të festuar ditëlindjen e pronarit të “TV Klan”

Nëse vutë re se personazhet e njohur publikë ishin mbledhur të gjithë në një vend mbrëmjen e djeshme, me siguri pyetët se për çfarë eventi bëhej fjalë.

Në fakt ishte 50-vjetori i themeluesit të “Tv Klan”, Aleksandër Frangajt, i cili festoi mbrëmjen e së premtes me miqtë dhe kolegët përvjetorin e tij.

E gjithë festa ishte një organizim surprizë nga bashkëshortja e tij, Alba, e cila kishte menduar t’i kthente të gjithë pas në vitet 1900 me temën e “Moulin Rouge”.

Ambienti ishte i zbukuruar duke iu përshtatur idesë së temës, ndërsa mbizotëronin dritat simbolike të së kuqes.
Pjesë e përvejtorit të Frangajt u bënë personazhet e njohur të televizionit, si Rudina Magjistari, Marina Vjollca, Valbona Selimllari, etj.

Më shumë gjallëri atmosferës i dhanë këngëtarët e njohur shqiptarë Anxhela Peristeri dhe Aleksandër Gjoka, të cilët performuan gjatë mbrëmjes.

Marina Vjollca

Turjan Hyska dhe Orinda Huta

Ermal Mamaqi dhe Amarda Toska

Valbona Selimllari dhe Rudina Magjistari

Getoar Selimi dhe Nora Gega

Dritan Shakohoxha