“NUK LËVIZ DOT AS KRAHËT”/ Selena Gomez sakrifikon për bukurinë, vesh fustanin e komplikuar – AlpeGossip
“NUK LËVIZ DOT AS KRAHËT”/ Selena Gomez sakrifikon për bukurinë, vesh fustanin e komplikuar

“NUK LËVIZ DOT AS KRAHËT”/ Selena Gomez sakrifikon për bukurinë, vesh fustanin e komplikuar

Kush do të hiqte dorë nga sakrificat për bukurinë? Selena Gomez jo njëherë! Ylli i Disney-it ishte së fundmi në eventin e Hollywood Beauty Awards (event i përvitshëm që i dedikohet ndryshimeve që kanë ndodhur në industrinë e kozmetikës) , në Los Angeles dhe u shfaq e veshur kështu!

Shihni pak sa i komplikuar është ky fustan i Selena Gomez!

Në dukje, kemi një fustan të thjeshtë ngjyrë rozë me shpatulla të rëna, që Selena-s i shkon për mrekulli me fytyrën ëngjëllore. Por, ka një gjë që s’shkon!

Shihni pak sa i komplikuar është ky fustan i Selena Gomez!

Gomez nuk mundi të levizte as krahët me atë fustan veshur! Sa i komplikuar dhe sa i sikletshëm ishte, na e tregoi vetë këngëtarja përmes disa videove që qarkullojnë tani në Instagram.

 

“Nuk lëviz dot as krahët!”- dëgjohet të thotë Selena teksa përpiqet të kthejë gotën.

 

Kush s’e ka provuar një ndjesi të tillë, u themi se është gati njësoj me atë të një korseje të ngushtë që të merr frymën, apo getave që grisen kur sapo ke zbritur nga taksia.