I JEP FUND BEQARISË LUANA VJOLLCA? Fotografia me unazë që hedh dyshime – AlpeGossip
I JEP FUND BEQARISË LUANA VJOLLCA? Fotografia me unazë që hedh dyshime

I JEP FUND BEQARISË LUANA VJOLLCA? Fotografia me unazë që hedh dyshime

E veshur me një fustan të bardhë provokues, Luana ka postuar së fundmi një foto në Instagram ku duket se krahas linjave të saj dhe dekoltesë së bollshme ka zbuluar diçka më shumë.

Ashtu siç vihet re, ajo ka një unazë në gishtin e martesës. Ndoshta prezantuesja seksi e ka çuar marrëdhënien me Krenar Çoçaj në një tjetër nivel, e tashmë çifti janë zyrtarisht të fejuar.

Megjithatë duke njohur natyrën e saj, vështirë se do ta dëgjojmë ndonjëherë të flasë për detaje të jetës private.

Luana dhe Krenari kanë më tepër se tre vite bashkë, megjithatë janë treguar përherë shumë të kursyer në shfaqjet e veta publike.

I vetmi event publik ku shkuan bashkë ishte dasma e Marinës dhe Getoarit.